Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, zhvilloi sot një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në lidhje me anulimin e tenderit për portin e ri të Durrësit.
Kapri tha se ndërtimi i Korridorit të VIII, po rrezikohet për shkak të shkatërrimit të Portit të Durrësit.
“Korridori i VIII integron ekonominë shqiptare më atë evropiane. Korridori i VIII është shpallur si infrastrukturë kyçe me tregun e NATO-s.
“Vendosët që të anulonit tenderin për ndërtimin e portit të ri pa dhënë llogari, madje edhe pa ja mbajtur garancinë e 8 milionë euro kompanisë që qëndroi në garë dhe u tërhoq. Ndërkohë që gjatë garës për ndërtimin e portit të ri ju përjashtuat disa kompani ndërkombëtare. Besoj jeni në dijeni se çështja po hetohet nga SPAK”, tha Kapri.
Sipas Kaprit qeveria ende nuk ka një përgjigja se cilat ishin motive që po “prishet porti ekzistues për një port me kapacitet më të vogël duke sabotuar Korridorin e VIII”.
“Nuk ka kuptim ndërtimi i një instruktore gjigande me rrugë të re, me infrastrukture të re, me hekurudhë të re kur ke portin e vogël”, tha ai.
Sipas tij “qeveria po e hedh në erë Korridorin VIII”.
Deputeti drejtori disa pyetje ndaj ministrit Karakaçi në lidhje me arsyet e anulimit të tenderit për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.
“Kryeministri tha se ka pasur ndërhyrje të huaja për të bllokuar projektin. Si ka mundësi që një forcë e huaj jo miqësore me Shqipërinë qenka kundër ndërtimit të një porti të vogël?! Cilat janë forcat e huaj që po sabotojnë portin e Durrësit? A ishin këto forca të huaja që sabotuan tenderin duke përjashtuar kompanitë e mëdha ndërkombëtare nga gara? A do të rihapni një tender të ri dhe projekti a do të jetë i njëjti?”, tha ai.
