Kasami dhe Memishi në Dobrosht priten nga veterani i sportit Nizam Iljazi

nga Redaksia

Tetovë, 10 shtator – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Tearcës, Daut Memishi, janë pritur sot në Dobrosht nga veterani i sportit dhe trajneri i mirënjohur, Nizam Iljazi.

Iljazi, me një karrierë të gjatë dhe me licencë të UEFA-s që nga viti 2001, është kthyer në vendlindje për t’i shërbyer sportit vendor dhe gjeneratave të reja. Ai aktualisht është kryetar i KF Dobroshti dhe drejtues i Akademisë së futbollit në fshat, ku përkushtimi i tij shkon përtej sportit, duke synuar të formojë kampionë edhe në jetë.

Kasami dhe Memishi vlerësuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm, duke theksuar se takime të tilla janë frymëzim për të gjithë, sepse zhvillimi i komunave nuk matet vetëm me projekte infrastrukturore, por edhe me njerëzit që japin gjithçka për të ardhmen e fëmijëve dhe rinisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More