Kasami mori pjesë në edicionin e 32-të të festivalit “Bletëzat 2026”: Komuna e Tetovës mbështet talentet e reja

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 4 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte mori pjesë në edicionin e 32-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Bletëzat 2026”, një manifestim tradicional që promovon artin, kulturën dhe talentin e fëmijëve.

Kasami theksoi se Komuna e Tetovës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij festivali për pasurimin e jetës kulturore të qytetit dhe promovimin e krijimtarisë së brezave të rinj, edhe këtë vit ka mbështetur organizimin dhe realizimin e tij.

Ai nënvizoi se investimi në kulturë dhe në talentet e reja është investim në të ardhmen, ndërsa përgëzoi organizatorët për realizimin e festivalit dhe të gjithë fëmijët pjesëmarrës për talentin dhe përkushtimin e treguar në këtë edicion.

Sonte me shumë kënaqësi mora pjesë në edicionin e 32-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Bletëzat 2026”, një manifestim i rëndësishëm kulturor që dëshmon përkushtimin ndaj artit, kulturës dhe krijimtarisë së brezave të rinj.

Komuna e Tetovës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij festivali në promovimin e talentit të fëmijëve dhe pasurimin e jetës kulturore të qytetit, edhe këtë vit ka mbështetur realizimin e tij, me bindjen se investimi në kulturë dhe në brezat e rinj është investim në të ardhmen tonë.

Përgëzoj organizatorët për realizimin e këtij festivali, si dhe të gjithë fëmijët pjesëmarrës, të cilët me talentin dhe përkushtimin e tyre i dhanë këtij edicioni një vlerë të veçantë!

https://www.facebook.com/share/p/19s3wjyxGs/

artikuj të ndërlidhura