Velinovska: Ka raste kur ne harmonizohemi me një rregullore të BE-së, por ndërkohë vjen një rregullore e re

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor Zhurnal.mk – Nuk është bërë asgjë në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ndërsa në gjyqësor ka njëfarë progresi, por problemet kryesore vazhdojnë të mbeten – pavarësia dhe autonomia financiare. Rastet e korrupsionit të nivelit të lartë vazhdojnë të shtyhen dhe nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit. Çfarë përmban raporti për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian? Këto ishin disa nga temat e diskutuara sonte në emisionin “Top Tema”, ku të ftuara ishin Marija Mirçevska nga Instituti për Demokraci, Sllagjana Taseva, kryetare nderi e Transparency International, ndërsa nga Brukseli u kyçën Snezhana Kamilovska-Trpovska nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ana Marija Velinovska nga Instituti për Demokraci.

Lufta kundër korrupsionit është pa progres për të dytin vit radhazi, ndërsa në fushën e lirisë së shprehjes, Komisioni Evropian ka konstatuar mungesë të plotë të përparimit.

“Dua të theksoj se, pavarësisht faktit që këto raporte paraqiten përmes niveleve të caktuara të vlerësimit, nuk duhet t’i shohim vetëm përmes përqindjeve dhe shifrave, por duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që na thuhet për cilësinë e reformave. Harmonizimi me legjislacionin e BE-së është një çështje, të cilën mund ta matim përmes përqindjeve të ndryshme. Megjithatë, përqindjen e harmonizimit ende nuk e kemi, gjë që është evidentuar edhe në raport, pasi ende nuk ka raport monitorimi për ndjekjen e Programit Kombëtar për Miratimin e së Drejtës së Bashkimit Evropian. Por testi i vërtetë vjen pas miratimit të këtyre rregulloreve, përkatësisht gjatë zbatimit të tyre”, theksoi Velinovska.

Sipas saj, edhe legjislacioni i BE-së, me të cilin vendi ynë harmonizohet dhe të cilin e miraton, ndryshon mjaft shpejt, madje edhe tepër shpejt. Kështu, ndodh që në momentin kur ne harmonizohemi me një rregullore, ndërkohë të jetë miratuar një rregullore e re.

Si shembull, ajo përmendi Ligjin për Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta, i cili bën pjesë në Kapitullin 30 të negociatave me Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura