Kasami: Ndryshimit më 11 janar do t’i bashkohet edhe Vrapçishti

Nga B.M
847 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vrapçisht, 3 janar – Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami në Konventën promovuese të kandidatit për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri uroi që komunave të suksesshme të cilat e bën ndryshimin, t’i bashkohet edhe Vrapçishti, sepse siç tha ai, “këtë e meriton ky vendbanim”.

“Jemi këtu për të përkrahur një kandidaturë të pavarur që arriti të bashkojë zemrat e rinisë së Vrapçishtit, zemrat e banorëve të Vrapçishtit dhe të ketë përkrahje edhe nga partitë e pushtetit dhe opozitës, prandaj Zulhajrati është fitues i këtyre zgjedhjeve”, tha Kasami.

Ai në fjalën e tij madje i dëshiroi Demirit, mirëseardhje në gjirin e kryetarëve të komunave të rajonit të Pollogut, ndërsa më 11 janar fitorja të festohet bashkë.

“Demiri do ta ketë përkrahjen e qeverisë dhe do të vjen ndryshimi dhe realizimi i projekteve ku do të përmirësohet jeta e qytetarëve këtu. Më 11 janar të festojmë bashkë fitoren”, tha mes tjerash Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër