Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte

Nga B.M
767 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 janar – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte, i cili do të akomodojë 84 fëmijë.

Kopshti i fëmijëve “Sonce”, siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë ndodhet në një lokacion që do t’u shërbejë edhe banorëve të Sonje e Poshtme, Sonje e Epërme, Dobri Doll dhe Rakotinci.

Në të parashikohen çerdhe për përkujdesjen e fëmijëve nga 0 deri në 2 vjeç, si dhe dy grupe heterogjene për fëmijë nga 2 deri në 4 vjeç dhe një grup për fëmijë nga 4 deri në 6 vjeç.

“Objekti ka një sipërfaqe neto totale prej 362 m², e ndarë në tre salla aktivitetesh, një hapësirë për manifestime, pjesë administrative, si dhe pjesë ndihmëse teknike. Mjetet për ndërtimin e këtij kopshti janë siguruar nga Qeveria përmes Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, në vlerë prej 21.000.000,00 denarë”, informon shërbimi për shtyp i Qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër