Kasami në terren: Rëshqitje dheu në rrugën e Banjës, ekipet në aksion

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 7 janar – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë sonte në terren në rrugën e Banjës, ku si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut është shfaqur sërish rëshqitje e dheut.

Ekipet komunale janë angazhuar menjëherë dhe po punojnë intensivisht për lirimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal për automjetet.

Nga Komuna u bëhet thirrje qytetarëve që ta shmangin këtë aks rrugor deri në pastrimin e plotë dhe garantimin e sigurisë në komunikacion.

Autoritetet lokale sigurojnë se situata po monitorohet vazhdimisht dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1BmLtke26w/?mibextid=wwXIfr

artikuj të ndërlidhura