Shi dhe borë në vendet më të larta, temperatura gjatë ditës nga -2 deri në 10 gradë

Nga admin
1,014 e lexuar

Shkup, 8 janar – Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë dhe erës së fortë veriore, reshjet e sotme do të shndërrohen në reshje bore në vendet më të larta dhe disa më të ulëta. Në malet në pjesët perëndimore do të formohet mbulesë e re bore, ndërsa në vendet më të ulëta pritet mbulesë më e vogël bore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 0 deri në 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht drejt fundit të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bie në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 5 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti në ditët në vijim do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, dhe në male me borë. Të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa në ditët e fundjavës, veçanërisht të shtunën, do të ketë përsëri reshje lokale shiu dhe bore, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura do të jetë në rënie. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër