Kasami nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes UEJL-së dhe Saubermacher

Nga R.ZH
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Tetovës, kompanisë Saubermacher dhe Universitetit të Evropës Juglindore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të mbetjeve.

“Sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tetovës, kompanisë Saubermacher dhe Universitetit të Evropës Juglindore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të mbetjeve.

Ky partneritet do të kontribuojë në promovimin e ekonomisë qarkore, edukimin mjedisor dhe përfshirjen aktive të të rinjve në proceset e tranzicionit të gjelbër!”, shkruan Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër