Kasami pret dy karateistet tetovare që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Botëror

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në ambientet e komunës dy karateistet e reja tetovare, Buna Sherifi dhe Erjona Emini, të cilat do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të Karatesë, që do të mbahet në Bielsko-Biała të Polonisë, nga 14 deri më 18 tetor.

Kasami ka bërë të ditur se të dyja sportistet janë kampione të Maqedonisë së Veriut në kategorinë e kadetëve, në disiplinat e tyre përkatëse.

“Kam kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Tetovës dy karateistet e reja tetovare, Buna Sherifi dhe Erjona Emini, të cilat do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të Karatesë në Bielsko-Biała të Polonisë, nga 14 deri më 18 tetor.

Të dyja janë kampione të Maqedonisë së Veriut për kadetë, në kategoritë e tyre, të cilat me punën, përkushtimin dhe talentin e tyre kanë arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër