Kasami: Punimet për rrugën e re në Reçicë të Vogël janë drejt fundit

Nga R.ZH
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 29 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se punimet për hapjen e rrugës së re në Reçicë të Vogël janë drejt përfundimit, përcjell Zhurnal.mk.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka publikuar fotografi nga terreni, duke theksuar se projekti po hyn në fazën përfundimtare.

“Me këto fotografi nga hapja e rrugës së re në Reçicë të Vogël, ku punët janë drejt fundit, ju uroj një ditë të mbarë!”, ka shkruar Kasami.

Projekti është pjesë e investimeve infrastrukturore në territorin e Komunës së Tetovës, ndërsa përmes tij synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe qarkullimit për banorët e kësaj zone.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër