Marsh protestues të premten në Sllupçan në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Në emër të Këshillit organizativ u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në Marshin protestues të premten me 2 tetor 2026, në orën 18.00 në Sllupçan sheshi ”Dëshmori i kombit Beqir Sadiku”, thuhet në njoftimin e Këshillit për protestën.

“Ky marsh organizohet si shprehje publike e kundërshtimit ndaj vendimit të padrejtë të Dhomave të specializuara ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së dhe krerëve shtetërorë të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

U bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare, pa dallim, që t’i bashkohen marshit. Kjo nuk është çështje e një partie apo grupimi politik, por një çështje që prek një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët.

Ftojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, Bashkësinë Fetare Islame, studentët, profesorët, akademikët, intelektualët, artistët, veprimtarët, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët liridashës që dëshirojnë ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore.

Ftojmë shqiptarët liridashës nga të gjitha vendbanimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të bashkohemi në Sheshin “Skënderbeu”.

Marshi ynë do të jetë paqësor, qytetar dhe dinjitoz. Kërkojmë nga çdo pjesëmarrës të kontribuojë që ai të zhvillohet me qetësi, maturi dhe respekt për rendin publik”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër