Qyteti i Shkupit ka vendosur përfundimisht të mbyllë vendkalimin ilegal në Bit Pazar

Nga D. V.
681 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 Prill, Zhurnal.mk – “Sapo përfunduam para një jave me bashkëpunimin ndër komunal me komunën e Çairit. Në ditët në vijim do të fillojmë me largimin e disa objekteve të egra.

Unë njoftova se ato procese do të zhvillohen në mënyrë paralele. Do të largohen të gjitha objektet ilegale që ndodhen atje dhe më vonë do të mbyllet dhe vendkalimi ilegal. Kishte kërkesa nga qytetarët e asaj pjese të qytetit që ta legalizojmë atë vendkalim por jemi kategorik që ai vend duhet të mbyllet, edhe për arsye të sigurisë së qytetarëve është më mirë ashtu të jetë por edhe për shoferët”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kryetar i Shkupit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër