Prishtinë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Ish-deputeti Ardian Kastrati ka kritikuar ashpër qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se pezullimi i Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, në kontrast me nisjen e këtij dialogu me Serbinë, është pasojë e politikave të ekzekutivit aktual.
Në emisionin “Edicioni Special”, Kastrati tha se është e paimagjinueshme që, 26 vjet pasi ShBA-ja bombardoi Serbinë në mbështetje të Kosovës, tani po nis një dialog strategjik me Beogradin, ndërsa Kosova mbetet e pezulluar.
“Kush kishte me e paramendu që do të vinim në këtë pikë, 26 vjet para, Amerika bombardonte Serbinë, urat në Novi Sad e Beograd për neve, kurse 26 vjet mbrapa, ShBA nis dialogun strategjik që është marrëdhënie super speciale, pasi nuk i bëjnë me të gjitha shtetet, pra e nisin këtë dialog strategjik me Serbinë, dhe ne jemi të pezulluar, e kjo ekskluzivisht për fajet e Albin Kurtit”, u shpreh Kastrati.
Sipas tij, qeveritë e mëparshme e kanë konsideruar partneritetin me ShBA-në si shtyllë të politikës së jashtme të Kosovës, ndërsa sipas tij, qeveria Kurti nuk e ka këtë qasje.
