Kate Middleton dhe Princi William shprehin mbështetje për viktimat e Epstein

Nga admin
369 e lexuar

Kate Middleton dhe Princi William kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për viktimat e Jeffrey Epstein, duke reaguar për herë të parë ndaj zbulimeve të fundit që dolën në dritë pas publikimit të një sërë dokumentesh të reja.

Çifti mbretëror tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga informacionet tronditëse që vazhdojnë të dalin në publik.

“Mund të konfirmoj se Princi dhe Princesha janë thellësisht të shqetësuar nga këto zbulime. Në këtë moment, mendimet dhe mbështetja e tyre janë me viktimat”, deklaroi zëdhënësi i Pallatit Kensington.

 Foto: Reuters

Kjo shënon herën e parë që William dhe Kate flasin hapur për skandalin që ka përfshirë edhe xhaxhanë e Princit William, Andrew Mountbatten-Windsor, i cili është përballur me hetime dhe akuza për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Heshtja e mëparshme e familjes mbretërore kishte ngjallur kritika të shumta, ndaj ky reagim po shihet si një hap i rëndësishëm.

Ndërkohë, në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, Princi Edward u bë anëtari i parë i familjes mbretërore që foli publikisht për zhvillimet e fundit që lidhen me Epstein, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe transparencë.

Burime pranë Pallatit Kensington bëjnë të ditur se Princi dhe Princesha e Uellsit po e ndjekin situatën me vëmendje të madhe dhe se qëndrimi i tyre reflekton angazhimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe mbështetje ndaj viktimave. /Telegrafi/

 Foto: Netflix

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër