Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Deputetja e betuar, Fitore Pacolli, i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ndërhyrje të mundshme në resurset ujore dhe sistemin Ibër-Lepenc.
Pacolli tha se Liqeni i Ujmanit dhe Ibër-Lepenci janë infrastrukturë kritike për furnizimin me ujë, energjinë, bujqësinë dhe mjedisin.
Ajo kërkoi reagim nga BE-ja, SHBA-ja dhe OKB-ja, duke theksuar se çdo ndërhyrje në rrjedhat ujore përbën çështje sigurie.
“Resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument kërcënimi, presioni apo destabilizimi ndaj një shteti tjetër”, deklaroi Pacolli.
