Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot për të vijuar mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëkryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, për Belinda Ballukun.
Prokuroria e Posaçme do të përfaqësohet nga tre prokurorë në mbledhje, kreu i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët që po hetojnë Belinda Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogorasë, ndërsa ndaj saj GJKKO ka caktuar dy masa sigurie atë të pezullimit nga detyra si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministre, si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
