Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Ekspertët e ndërtimtarisë kërkojnë që Eurokodet të bëhen standardet e vetme kombëtare në ndërtim, me qëllim rritjen e sigurisë, cilësisë së projektimit dhe harmonizimin me praktikat evropiane.

Aktualisht, në vend zbatohen paralelisht standarde të vjetra nga vitet ’80 dhe ’90 dhe standardet evropiane. Sipas ekspertëve, ky proces duhet të përfundojë dhe projektimi e ndërtimi të zhvillohen sipas një rregullative të vetme.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Josif Josifovski, thekson se Eurokodet rrisin sigurinë që nga faza e projektimit deri te ndërtimi.

Sipas tij, zbatimi i tyre nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të kostove të ndërtimit, pasi standardet janë fleksibile dhe lejojnë përshtatjen e kostove sipas nevojave.

Nga Oda Ekonomike theksojnë se procesi ka sfida, por harmonizimi me standardet evropiane është i domosdoshëm. Inxhinierët duhet të trajnohen për përdorimin e Eurokodeve, ndërsa shteti duhet t’i miratojë ato si standarde kombëtare.

Qëndrimet u prezantuan në konferencën kombëtare “Eurokodet 2.0”, të mbajtur në Odën Ekonomike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër