Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paraditen e së premtes sipas kohës lokale, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, zhvilluan një bisedë çaji me presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania, në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy krerët e shtetit ranë dakord të pasurojnë më tej përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve kino-amerikane, duke u angazhuar të ndërtojnë së bashku “marrëdhënie strategjike të qëndrueshme e konstruktive, të bazuara mbi respektin, barazinë dhe reciprocitetin”.

Xi Jinping vuri në dukje se kjo shënon rikthimin e tij në Uashington për një vizitë shtetërore pas 11 vjetësh. Gjatë kësaj vizite, të dyja palët e kanë pasuruar më tej pozicionimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Janë arritur gjithashtu rezultate me përfitim të ndërsjellë në fushat ekonomiko-tregtare, të cilat do të mirëpriten nga popujt e të dyja vendeve dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Xi Jinping theksoi se perspektiva e marrëdhënieve Kinë-ShBA është e ndritshme, dhe kjo është një prirje e historisë. Mirëpo, sipas tij, rruga drejt kësaj të ardhmeje të ndritur është shpesh me zigzage dhe me vështirësi e sfida të ndryshme, gjë që është në përputhje me ligjin e zhvillimit. “Unë jam i gatshëm të punoj krah për krah me presidentin Trump, me guxim dhe përgjegjësi ndaj historisë, për të shkruar së bashku një kapitull të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane,” u shpreh kreu i shtetit i Kinës.

Presidenti Trump deklaroi se vizita shtetërore e presidentit Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara është konstruktive dhe shumë e suksesshme. Të dyja palët u angazhuan në komunikim të thellë mbi marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe çështjet kryesore ndërkombëtare e rajonale, duke arritur shumë rezultate pozitive në dobi të dy vendeve. Trump shprehu shpresën për të mbajtur komunikim të ngushtë me presidentin Xi Jinping, për të udhëhequr së bashku zhvillimin e marrëdhënieve ShBA-Kinë.

Pas bisedës së çajit, Xi Jinping dhe Peng Liyuan, të shoqëruar nga presidenti Trump dhe Melania Trump, vizituan Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër