Këshilli i Mandateve, PD: Kuvendi të votojë pro kërkesës së SPAK për zëvendësimin e masës për Ballukun

Nga D. V.
452 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Partia Demokratike njoftoi sot se, pesë deputetët e opozitës, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, rekomandojnë që në seancën plenare të Kuvendit, të votohet pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurisë për Belinda Balluku.

Pas përfundimit të mbledhjes për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, PD bëri të ditur qendrimin përfundimtar duke rekomanduar që Kuvendi të votojë pro “për miratimin e kërkesës se Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për Belinda Ballukun”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit”.

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogorasë, ndërsa ndaj saj GJKKO ka caktuar dy masa sigurie atë të pezullimit nga detyra si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministre, si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër