Shkup, 3 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë fundjavës së kaluar (31.07–02/03.08.2026), në të gjithë territorin e shtetit, oficerët e policisë kanë arrestuar 34 persona për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pamenduar i automjetit motorik“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Nga ta, 23 persona kanë drejtuar automjet motorik pa patentë shoferi, nëntë persona kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, një person ka drejtuar automjet të paregjistruar dhe pa patentë shoferi, dhe një person ka drejtuar pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personave do të paraqiten kallëzime penale përkatëse, përcjell Pa Censurë.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet motorik pa patentë shoferi, nëse kanë masë të shqiptuar për ndalim të drejtimit, as nën ndikimin e alkoolit.
