“Qyteti i sigurt” përfshin qytete tjera, Miftari: Nevojitet infrastrukturë më e mirë

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht ZHurnal.mk – Krahas zgjerimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” në qytetet tjera, duhet të punohet edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe edukimin e pjesëmarrësve në trafik, vlerëson inxhinieri i Komunikacionit, Refik Miftari. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një rritje e qëndrueshme e sigurisë rrugore.

“Zgjerimi i këtij sistemi edhe në qytetet tjera të vendit është i arsyeshëm dhe i nevojshëm pasi ndihmon në rritjen e sigurisë rrugore që ky sistem të shoqërohet edhe me masa tjera, si përmirësimi i infrastrukturës, edukimi i pjesëmarrësve në trafik dhe menaxhim më i mirë i transportit publik. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet në një efekt të qëndrueshëm në rritjen e sigurisë rrugore.”, – deklaroi inxhinieri i Komunikacionit, Refik Miftari.

Së fundmi kamerat e sigurisë janë vënë në funksion edhe në segmentin e autostradës mes fshatrave Gorenci dhe Trebenishtë, në komunën e Debërcës. Kamerat do të vihen në funksion edhe në rrugët e Ohrit, që sipas MPB-së, do të forcojë kontrollin e trafikut, do të zbulojë shkeljet e komunikacionit dhe do të rrisë sigurinë në rrugë.

“Njëkohësisht, pritet që zbatimi i tij të kontribuojë edhe në uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e trafikut, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta në mbarë vendin.”, – thanë nga MPB.

MPB-ja gjithashtu ka paralajmëruar për rritje të sulmeve “phishing” përmes SMS-ve dhe kanaleve të tjera elektronike, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna personale. Sektori për Krim Kibernetik po vazhdon hetimet për zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre mashtrimeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër