Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 prill Zhurnal.mk – Kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sonte nga ora 20:30 do ketë seancë për presidentin.

“Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.”, shkroi Haxhiu.

Shkrim i plotë:

Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese.

artikuj të ndërlidhura