Klekovski apelon për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

Nga Xh M
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, pas rritjes së numrit të rasteve në Kosovë dhe Bullgari.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, mbulimi me vaksinën MRP në vend është vetëm 62 për qind, shumë larg 95 përqindëshit të nevojshëm për imunitet kolektiv.

Autoritetet thonë se aktualisht nuk ka epidemi të fruthit në Maqedoninë e Veriut, por po përgatiten masa për rritjen e vaksinimit dhe parandalimin e një epidemie të mundshme. Nga Instituti sigurojnë se ka mjaftueshëm vaksina.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër