Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Nga Xh M
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator Zhurnal.mk – Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Sibel Halimi, ka shkruar pas mbledhjes që sot kanë mbajtur e ku kanë diskutuar për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Halimi ka thënë se kanë votuar me unanimitet të plotë në Kryesi dhe sipas saj LDK po e dëshmon që interesi dhe stabiliteti i Kosovës janë mbi çdo interes tjetër.

Postimi i plotë:

Sot, me unanimitet të plotë, votuam nominimin e profesor Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës.

Një kandidaturë që përfaqëson integritetin, profesionalizmin dhe përvojën institucionale që i duhen vendit në një moment të rëndësishëm për stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve.

Besojmë se profesor Sejdiu, me përvojën e tij akademike, diplomatike dhe kushtetuese, do ta përfaqësojë Republikën me dinjitet, paanshmëri dhe përgjegjësi, duke qëndruar mbi ndarjet politike dhe duke mbrojtur interesin e shtetit.

LDK, edhe këtë herë, dëshmon se interesi i Republikës dhe stabiliteti institucional janë mbi çdo interes tjetër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër