Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se dyfishimi i fondit në mbështetje të startup-eve ka çuar në 163 numrin e përfituesve nga vendi dhe nga diaspora.
Përmes një videomesazhi, Koçiu u shpreh se ky është një premtim i mbajtur për mbështetjen e startup-eve në Shqipëri.
Sipas Koçiut dyfishimi i mbështetjes për startup-et, nga 300 milionë në 600 milionë lekë, solli financimin e 163 ideve të reja, mes tyre edhe 26 talente nga diaspora, të cilët kanë zgjedhur të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.
“16.5 milionë euro. Kjo nuk është thjesht një shifër, por një premtim i mbajtur për mbështetjen e startup-eve në Shqipëri. Një mundësi reale që të rinjtë tanë të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, të kthejnë idetë e guximshme në biznese që krijojnë vende të reja pune, rrisin ekonominë dhe kthehen në histori suksesi”, u shpreh Koçiu.
Zv/kryeministrja informoi se këtë vit e dyfishua fondi i mbështetjes nga 300 milionë në 600 milionë lekë dhe rezultati ishte nga 81 përfitues në vitin 2025 sot kemi 163 ide të reja që po financohen.
Po ashtu ajo vlerësoi se “Startup Albania” është kthyer në një derë të hapur edhe për të rinjtë e diasporës.
“26 prej përfituesve të këtij viti janë shqiptarë të diasporës që kanë zgjedhur të shohin të ardhmen sërish këtu në shtëpinë e tyre. E ardhmja nuk ndërtohet me fjalë, por bashkë ne krijojmë mundësi. Të rinjtë sjellin idetë, energjinë dhe vizionin për ta bërë Shqipërinë europiane realitet”, tha Koçiu.
