Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar, Selmani: BE kërkon funksionimin e shtetit ligjor

Nga Xh M
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 gusht Zhurnal.mk – Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar në kuvend me mbi 10 mijë amandamente opozitare. Shtatori pritet ti jep kahje zgjidhjes, pasi qëndrimet partiake aktualisht janë të ndara.

VMRO-DPMNE shpreson në ndërhyrjen e ministrit të ri të drejtësisë Jeton Shasivari, në një bashkëbisedim me LSDM-në, të cilët kundërshtojnë votimin elektronik të diasporës. Ndërkohë Bashkimi Evropian kërkon miratimin e ligjit. Sipas profesorit universitar Bashkim Selmani partitë do të duhet të bien në ujdi ndaj kësaj kërkese të rëndësishme evropiane, për t’i dëshmuar Evropës jo vetëm një proces korrekt zgjedhor por edhe funksionimin e shtetit ligjor.

“BE synon vendet kandidate të kenë zgjedhje të besueshme dhe konkuruese, institucione demokratike funksionale, barazi të subjekteve politike, transparencë në financimin e subjekteve politike, që aktuliasht nuk ka si dhe transparencë që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me votën e lirën drejt standardeve evropiane. Prandaj BE konsideron se reforma zgjedhore si pjesë e konsolidimit të shtetit dhe së drejtës, si dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike janë të domosdoshme për avancimin e procesit të integrimit evropian. Pra, kodi zgjedhor nuk është thjeshtë një ligj për organizimin e zgjedhjeve, ajo është një kontratë e besimit midis qytetarëve dhe shtetit. Kur këto rregulla janë të drejta edhe rezultatet janë të drejta dhe fiton legjitimiteti demokratik, i cili nuk matet vetëm me ditën e votimit, por me cilësinë e rregullave që garantojnë ato.” – tha Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që arritja e marrëveshjes të shtyhet. Në shtator pritet edhe vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese rreth nismës së partisë “E Majta”, për financimin e fushatave të partive politike. Diskutabile mbetet edhe modeli zgjedhor prej gjashtë njësive.

“Po, rreziku ekziston sepse ende ka mospajtime politike për disa çështje të rëndësishme si votimi i diasporës, modeli zgjedhor për disa dispozita të tjera. Në javët e fundit është raportuar se procesi parlamentar është ngadalësuar dhe nga numri i madh i amandamenteve që janë paraqitur aktualisht.” – u shpreh Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Parlamenti nuk arriti të miratoj kodin e ri zgjedhor muajin e kaluar në kuadër të dhjetë pikëshit të agjendës reformuese. Tani nuk ka ndonjë afat të ri për dakordim, por sipas rekomandimeve të OSBE-së ndryshimet ligjore nuk duhet të lihen shum afër zgjedhjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër