Kolona në kufi: Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritje deri në një orë

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa probleme të mëdha dhe në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Për shkak të rritjes së numrit të automjeteve, është shtuar intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane.

Pritjet më të gjata janë në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, ku drejtuesit e automjeteve që po dalin nga vendi presin rreth një orë.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

LAMM u bën apel shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të automjetit.

Kujdes i shtuar rekomandohet në segmentet që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe përgjatë lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së gurëve. Në veçanti përmenden rrugët Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër