9
Shkup, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural kanë kaluar fazën e parë të shqyrtimit parlamentar. Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave ka miratuar propozimin që ai të vazhdojë procedurën kuvendore për miratim në lexim të parë.
Me këtë vendim, propozim-ligji do të kalojë në fazat e mëtejshme të procedurës parlamentare.
