19
Shkup, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar sot procesi gjyqësor ndaj nëntë policëve, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare në lidhje me zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën dhjetëra persona.
Seanca e sotme u zhvillua me deklaratën e gjyqtares Lenka Davitkova lidhur me propozimet e paraqitura nga një pjesë e mbrojtjes gjatë procedurës së provave.
