Shkup, 11 mars – Këshilli Fiskal në bashkëpunim me Bankën Botërore sot në Shkup organizon konferencë për menaxhim fiskal në Bashkimin Evropian dhe rolin e Këshillit Fiskal. Konferenca financohet nga Fondi i Mirëbesimit i Bashkimit Evropian për Forcimin e Menaxhimit Fiskal në Ballkanin Perëndimor.
Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i ministres së Financave Gordana Dimitrievska Koçoska, të shefes së Departamentit për Çështje Ekonomike në Zyrën e BE-së Maria Kanelopulu dhe drejtorit të Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Masimiliano Paoluçi.
Në konferencë do të marrin pjesë edhe Prof. Dr. Marina Tërpeska, anëtare e Këshillit Fiskal, akademiku Taki Fiti, dekani i Fakultetit Ekonomik në Shkup, Predrag Tërpeski, kryerevizori shtetëror Maksim Aceski.

