Konjufca ‘lexon’ opozitën: Po përdorin Presidentin si mjet për të rrëzuar Qeverinë

Nga Xh M
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 prill Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca në fjalën e tij gjatë seancës së thirrur për diskutimin rreth çështjes së presidentit, tha se opozita po shfrytëzon këtë çështje, për ta dërguar vendin në zgjedhje.

Ai gjithashtu u shpreh se përmes presidentit po tentohet të rrëzohet qeveria.

“Kriza të cilën po e kalojmë tash, kjo është bashkimi i subjekteve parlamentare këtu, opozitare, për ta shfrytëzuar çështjen e presidentit që përmes pamundësimit të kuorumit, të çojnë në zgjedhje, e cila është shpresa e tyre, shpresa që përmes shfrytëzimit të një institucioni tjetër në këtë rast, që është presidenti, që nuk ka të bëj më qeverinë, të mund ta rrëzojë qeverinë”, tha Konjufca.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër