Koreja e Veriut kryen testin e tetë të raketave balistike

Nga D. V.
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Suel, 26 maj, Zhurnal.mk – Koreja e Veriut lëshoi sot disa raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe objekte të tjera të paidentifikuara, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, në atë që do të ishte testi i tetë i raketave balistike i kryer nga Pheniani gjatë këtij viti.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut, raketat u lëshuan nga zona përreth qytetit Chongju dhe përshkuan rreth 80 kilometra mbi det.

Autoritetet në Seul deklaruan se do të mbajnë një “gatishmëri të plotë ushtarake”, për shkak të mundësisë së lëshimeve të tjera raketore nga Koreja e Veriut.

Testi i fundit i raketave me rreze të shkurtër veprimi nga Koreja e Veriut ishte regjistruar më 19 prill.

Vendi është i ndaluar të kryejë lëshime të raketave balistike sipas disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raportoi, duke cituar zyrtarë qeveritarë, se presidenti kinez Xi Jinping mund të zhvillojë një takim me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Phenian më vonë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, vizita e mundshme shtetërore nuk është konfirmuar zyrtarisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër