Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit Lindor

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Seul, 12 tetor, Zhurnal.mk – Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa të dyshuara balistike, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila citon Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS), raketat u lëshuan në drejtim të Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë.

Raketat u lëshuan nga zona e Phenianit dhe përshkuan një distancë prej më shumë se 900 kilometrash, raportoi Yonhap.

“Ushtria e Koresë së Jugut ka shtuar mbikëqyrjen për t’u përgatitur për lëshime të tjera të mundshme dhe po ruan gatishmërinë e plotë, ndërsa shkëmben nga afër informacion me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë“, deklaroi JCS.

Ministria japoneze e Mbrojtjes bëri të ditur se raketat besohet të kenë rënë në det, jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Koreja e Veriut kishte lëshuar të paktën një raketë balistike në të njëjtin drejtim edhe më 3 tetor.

Ekspertët vlerësojnë se këto prova synojnë zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake dhe demonstrimin e fuqisë. Koreja e Veriut është e ndaluar, në bazë të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të lëshojë raketa balistike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër