Kos: BE do të disbursojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 11 maj, Zhurnal.mk – Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos  tha sot se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi si pjesë e Planit të Rritjes.

“Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën shumë mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Gjithashtu po sjellim rezultate konkrete përsa i përket integrimit gradual, pasi, siç e dini, javën e kaluar edhe Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”, deklaroi Kos.

”Ndërkohë po përgatisim samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën e tyre evropiane”, tha ndër të tjera Kos., në një komunikim me gazetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër