Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit: Solidaritet i plotë me sovranitetin rajonal

Nga Xh M
194 e lexuar
A+A-
Rivendos

Kosova ka shprehur mbështetjen e saj të palëkundur për Katarin, duke dënuar ashpër sulmet e fundit të ndërmarra nga Irani, të cilat janë cilësuar si kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Presidentja Osmani nëpërmjet platformës sociale të kompanisë amerikane X, ka bërë të ditur se në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, i bëri të ditur se qëndrimi i Prishtinës mbetet i vendosur në krah të Dohas përballë akteve të agresionit.

“Dënova fuqimisht veprimet e regjimit iranian, të cilat përbëjnë një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij”, tha Osmani.

Presidentja Osmani tha se Kosova mbështetë plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij, po ashtu riafirmon angazhimin për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër