“Kosova mbi të gjitha”, Gashi i LDK-së publikon fotografi nga debati me Kurtin: Kundërshtarë po, armiq jo

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar sërish pas zhvillimeve të fundit në këtë parti, ku gjashtë deputetë të kësaj partie, përfshirë edhe vetë Gashin kanë theksuar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.

Gashi në një postim në Facebook shkruan se me shumë figurua publike e politike ka pasur debat të ashpër, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se duhej bërë armiq.

Deputeti i LDK-së thekson se Kosova duhet të jetë mbi të gjitha.

KUNDËRSHTARË, JO ARMIQ.

Me Beratin, Batonin, Memlin, Vlorën, Petritin, Mimozën, Albinin, Glaukun, Albulenën, Visarin, Besnikun, Ardianin dhe shumë të tjerë kam debatuar që nga viti 2004. Shpesh fort e ashpër. Por pas debatit, kundërshtari mbetej kundërshtar, jo armik.

Sot, me shumicën prej tyre kanë 7-8 vite që nuk jemi takuar. Mund të jemi parë rrugës, por jo ulur bashkë. Dhe, sinqerisht, me shumë kënaqësi do të ulesha për një debat me ta, me apo pa kamera, media e presion.

Sepse politika duhet të kthehet te idetë, argumenti dhe respekti, jo te urrejtja dhe demonizimi.

E njëjta vlen, mbi të gjitha, për LDK-në.

LDK-ja është shtëpia e debatit, pluralizmit dhe mendimit të lirë. Prandaj nuk duhet ta shohim njëri-tjetrin si armiq vetëm pse mendojmë ndryshe. Brenda LDK-së duhet të ketë garë, por jo luftë; kritikë, por jo përçarje; ambicie, por jo ego mbi interesin e përbashkët.

Unë besoj se nuk ka njeri në LDK, apo përtej saj, me të cilin nuk mund të flas dhe nuk mund të bashkëpunoj. Sepse LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh.

Tani është koha të tregojmë lidership: ta bashkojmë LDK-në rreth vlerave të saj, ta forcojmë dhe ta kthejmë në forcë fituese.

Të mos kërkojmë kush është kundër nesh. Të kërkojmë çfarë mund të bëjmë bashkë.

Debat po. Urrejtje jo.

Kundërshtarë po. Armiq jo.

LDK-ja mbi egot tona.

Kosova mbi të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër