Kostadinovski i përgjigjet Levicës: Zgjedhja ime personale është ku do ta vazhdoj karrierën

Nga D. V.
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, reagoi ndaj Levicës, duke theksuar se nuk do të komentojë qëndrime politike, por ndjen detyrim të përgjigjet ndaj, siç tha, diskualifikimeve personale dhe fyerjeve të drejtuara kundër tij, transmeton Zhurnal.

“Si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, mbetem konsekuent në qëndrimin tim parimor që të mos komentoj qëndrimet politike të askujt të shprehura në publik. Megjithatë, kësaj here, për shkak se bëhet fjalë për diskualifikime personale dhe fyerje, ndjej detyrimin të konstatoj se, për fat të keq, në skenën politike maqedonase ende mbizotëron një mentalitet politik primitiv. Njëkohësisht dua të shpreh keqardhje që jetës sime profesionale dhe karrierës personale dikush me ngulm i jep dimension politik. Pyetja se ku do ta vazhdoj karrierën pas përfundimit të mandatit dhe nëse kjo do të jetë në komunitetin universitar, përbën zgjedhjen time personale, si dhe të drejtën legjitime të çdo qytetari që i plotëson kushtet ligjore për ushtrimin e një profesioni të caktuar”, thekson Kostadinovski në reagimin e tij drejtuar mediave.

Duke u ndalur tek kritikat lidhur me angazhimin e tij të mundshëm në sferën akademike, ai shtoi:

“Për çështjen konkrete me të cilën janë të preokupuara disa struktura politike, kriteret relevante janë: krijimtaria ime shkencore dhe përvoja, si dhe nevoja e komunitetit akademik për një kuadër të tillë. Këto kritere, të cilat lehtësisht mund të objektivizohen, sigurisht nuk varen nga asnjë politikan dhe preferencat e tij!”, ka përfunduar Kostadinovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër