Shkup, 7 korrik Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e kostos së jetesës dhe e çmimeve me pakicë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i kostos së jetesës në qershor 2026, krahasuar me qershorin 2025, është rritur për 3.4 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 3.6 për qind.
Sa i përket kostos së jetesës, rritja më e madhe është regjistruar te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, me 9.3 për qind, si dhe te transporti, me 6.2 për qind.
Ndërkaq, te çmimet me pakicë, rritjen më të lartë e kanë shënuar produktet industriale joushqimore dhe duhani, me 5.9 për qind, si dhe produktet industriale, me 4.5 për qind.
