Kova me fasule pranë ambasadës amerikane në Tiranë shkakton panik, u dyshua se është bombë

Nga Xh M
245 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 maj Zhurnal.mk – Një situatë alarmi u krijua sot në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës Amerikane, pasi qytetarët sinjalizuan praninë e një objekti të dyshimtë në mes të rrugës. Dyshimet për një lëndë të mundshme shpërthyese bënë që zona të vihej menjëherë në gatishmëri, duke shkaktuar shqetësim të përkohshëm në qarkullim dhe mes kalimtarëve.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë së Shtetit mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan perimetrin, duke kryer verifikimet përkatëse me procedurat standarde të sigurisë. Në operacion u përfshinë edhe specialistë që kontrolluan me kujdes objektin e dyshimtë, i cili kishte ngritur alarm për shkak të pamjes së tij të pazakontë.

Pas ekzaminimit, rezultoi se alarmi kishte qenë i rremë, objekti i dyshuar ishte thjesht një kovë që përmbante fasule. Ngjarja u mbyll pa incidente, ndërsa policia hoqi perimetrin e sigurisë dhe qarkullimi në zonë u rikthye normalisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër