KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Nga Xh M
1,369 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 qershor Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i shpallë të shtunën, nga ora 11:00, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

Rruga për shpalljen e rezultateve u hap pasi Gjykata Supreme gjatë ditës së premte hodhi poshtë ankesat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave të PDK-së.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është renditur forca e parë politike, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 22 deputetë në legjislaturën e re, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 mandate.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me shtatë deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre, e më pas edhe hapat për formimin e institucioneve të reja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër