Kreu i Tetovës Kasami promovon rrugën e re në Xhepçisht

Nga Xh M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 8 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e një rruge të re në fshatin Xhepçisht, projekt i cili përfshin infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira për banorët.

Sipas Kasamit, rruga e re ka një gjatësi prej mbi 600 metrash dhe përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal, si dhe asfaltimin e plotë të rrugës.

“Xhepçishti po hyn në një fazë të re zhvillimi”, ka theksuar Kasami, duke shtuar se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.

Ai uroi banorët për realizimin e projektit dhe paralajmëroi vazhdimin e investimeve të tjera infrastrukturore në periudhën e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër