Pas përplasjeve politike, ndryshohet tabela në Tabanoc: Vendoset edhe versioni në gjuhën shqipe

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 gusht, Zhurnal.mk – Pas debateve të ditëve të fundit lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në tabelat shtetërore, veçanërisht në vendkalimin kufitar Tabanoc, sot në mëngjes është vendosur tabela e re informuese.

Në tabelën e re, përveç gjuhës maqedonase, është përfshirë edhe gjuha shqipe, duke i dhënë kështu fund, të paktën në këtë pikë, debatit të ditëve të fundit për mungesën e saj në sinjalistikën informuese.

Çështja kishte shkaktuar reagime politike, pasi ishte ngritur shqetësimi për anashkalimin e gjuhës shqipe në tabelat shtetërore. Debati u zhvillua kryesisht mes BDI-së dhe VLEN-it, me akuza dhe kundërakuza lidhur me respektimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Fotografia e dërguar nga mërgimtari tregon tabelën e re në Tabanoc, ku tashmë është i pranishëm edhe versioni në gjuhën shqipe.

artikuj të ndërlidhura