Kritike situata nga zjarri në Peshtan të Vogël/ Evakuohen banorët, flakët djegin ullishtet e kërcënojnë banesat

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Peshtan, 4 shtator Zhurnal.mk – Situata nga zjarret vazhdon të përshkallëzohet ndjeshëm, ku vatra më problematike aktualisht është zhvendosur drejt fshatit Peshtan i Vogël. Flakët po përparojnë me shpejtësi, duke rrezikuar drejtpërdrejt dhjetëra banesa dhe qindra rrënjë ullinj në kulmin e sezonit të prodhimit.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që u kanoset shtëpive, autoritetet kanë ndërmarrë evakuimin e banorëve të zonës. Përhapja e shpejtë e vatrës po shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike për komunitetin lokal, pasi sipërfaqet e djegura ishin me pemë në prodhim të plotë.

Të indinjuar nga humbjet e pësuara, banorët e evakuuar pohojnë se përhapja e flakëve mund të ishte parandaluar nëse do të kishit ndërhyrje më efikase në fazat e para. Sipas tyre, vonesat bënë që situata të dilte tërësisht nga kontrolli.

Ata nënvizojnë se kjo nuk është hera e parë që përballen me humbje të tilla të rënda nga zjarret, duke kërkuar reagim më institucional dhe masa konkrete për parandalimin e katastrofave të tilla që u shkatërrojnë mundin e viteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër