Kryeministrat e Maqedonisë dhe Kroacisë, Mickoski dhe Plenkoviq, nesër do të zhvillojnë takim në Ohër

Nga D. V.
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, nesër në Ohër do të jetë nikoqir i kryetarit të Qeverisë së Kroacisë, Andrej Plenković.

Mickoski dhe Plenkoviq do të zhvillojnë takim kokë më kokë, pas së cilit do të pasojë takimi i dy delegacioneve, si dhe nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim strategjik dhe Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Tranzicionit të Gjelbër të Kroacisë.

Nga SPB Ohër njoftojnë qytetarët e Ohrit se të martën, më 26 maj 2026, për shkak të qëndrimit të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Ohër, do të ketë ndryshime të caktuara në regjimin e komunikacionit në pjesën qendrore të qytetit.

– Bëhet fjalë për segmentin e bulevardit “Turistiqka”, bulevardit “Shën Naum Ohridski” dhe Qytetin e Vjetër. Njoftohen të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen ndryshimeve të regjimit të komunikacionit, theksojnë nga SPB Ohër, transmeton Zhurnal.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër