Kryeministri Hristijan Mickoski priti sot presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

Nga Xh M
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 qershor – “Sot zhvillova një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ku biseduam për perspektivën evropiane të shtetit tonë, sfidat aktuale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Në një bisedë të hapur dhe konstruktive konfirmuam angazhimin e përbashkët për avancimin e proceseve reformuese, forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e integrimit evropian”, shkroi Mickoski.

Kryeministri theksoi se qytetarët presin përparim konkret në rrugën evropiane të vendit, ndërsa mbështetja dhe partneriteti i Bashkimit Evropian kanë rëndësi të veçantë për arritjen e këtyre objektivave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër