Siljanovska: Rruga jonë për në BE është shumë e gjatë

Nga D. V.
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 qershor, Zhurnal.mk – Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Sllovakisë, sot në Bratislavë u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp nga presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti sllovak, Peter Pellegrini.

Presidentja e RMV-së tha se së bashku me homologun e saj sllovak ndanë mendime edhe për rrugën tonë, siç tha ajo, shumë të gjatë drejt Brukselit, të cilën unë ndonjëherë e quaj maratonë apo po presim zotin Godo.

“Pse e them këtë? Është një rrugë e gjatë me pengesa të shumta irracionale me natyrë identitare që bien ndesh me thelbin e natyrës së BE-së.

E mirëpres qëndrimin sllovak se çështjet e identitetit dhe kulturës nuk duhet t’i nënshtrohen kushtëzimeve dhe negociatave politike. Besoj se pikërisht respekti për integritetin kulturor të çdo populli është thelbi i idesë evropiane.

E vlerësojmë veçanërisht qëndrimin e angazhuar të Sllovakisë, por edhe të disa vendeve të tjera që kërkojnë një zgjidhje të mundshme racionale për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, në mënyrë që vendet që kanë qenë në statusin e kandidatit për shumë vite të mos lihen mënjanë, të mos jenë në periferi të periferisë, domethënë, të mund të dëgjohen. Kjo është diçka që është e besueshme dhe kjo është diçka që nuk na detyron”, tha Siljanovska nga Bratislava.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër