Kryeministri Mickoski në takim me zejtarët

Nga D. V.
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski realizoi takim me përfaqësuesit e odës së zejtarëve dhe me prëfaqësues nga sektori i parukerisë, berberëve dhe kozmetikës. Në takim u bisedua për sfidat em të cialt përballen zejtarët, propozimet dhe idetë e tyre, si dhe për mundësitë për përmirësim të kushteve për punë dhe zhvillim të zejtarisë.

“Dialogu me njerëzit nga sektori real është i rëndësishëm për krijimin e zgjidhjeve konkrete dhe të qëndrueshme. Në takim haptazi u bisedua për sfidat reale me të cilat përballen zejtarët, si dhe për propozimet dhe kërkesat konkrete për përmirësim të pozitës së tyre”, qëndron në kumtimin në faqen e kryeministrit në Fejsbuk.

Nga Oda e zejtarëve theksojnë se kryeministrit i është dorëzuar dokumenti zyrtar në të cilin përmbahen propozimet për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore dhe tatimore, asgjësimin e ekonomisë gri, organizimin e ngjarjeve nacionale zejtare dhe krijimin e kushteve më të mira për punë dhe zhvillim të zejtarisë.

Kryetari i Odës, Agron Fazliji, e falënderoi kryeministrin për pritjen, kohën e ndarë dhe vëmendjen me të cilën u dëgjuan prëfaqësuesit e sektorit zejtar.

“Pres që dialogu i sotëm i hapur të vazhdojë me hapa konkret institucional dhe zgjidhje të qëndrueshme. Zejtarët nuk kërkojnë privilegje, ata kërkojnë kushte dinjitoze për punë, të krojojnë dhe të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të shtetit”, ceket në kumtesën e Odës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër