9
Gostivar, 26 nëntor Zhurnal.mk – Shoferët paralajmërojnë për rrëshqitje gurësh në qafën malore të Strazhës, në rrugën Gostivar – Kërçovë.
Në fotografitë e publikuara në grupin e komunikacionit „Сообраќај +389 МК“ shihen gurë të shpërndarë në asfalt, para objekteve të njohura gastronomike ku shërbehen mekicat, në drejtim të Kërçovës.
Udhëtarëve u rekomandohet kujdes i shtuar, ulje e shpejtësisë dhe mbajtje e distancës së sigurisë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse rruga është pastruar nga gurët apo nëse janë vendosur kufizime në qarkullim.
