“Kujdes nga pickimet e mushkonjave”, IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga malaria

Nga D. V.
361 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar këshilla për qytetarët për mbrojtjen nga malaria, sëmundje infektive që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

IKSHPK rekomandon që personat që udhëtojnë në zona ku malaria është e përhapur të informohen paraprakisht dhe të konsultohen me profesionistë shëndetësorë për masat parandaluese, përfshirë barnat mbrojtëse profilaktike.

Sipas udhëzimeve, ndër simptomat që mund të shfaqen pas udhëtimit në zona me rrezik janë temperatura dhe ethet, të dridhurat dhe djersitja, dhimbja e kokës, lodhja dhe dobësia, si dhe të përzierat ose të vjellat.

IKSHPK këshillon qytetarët të veshin rroba me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata, veçanërisht gjatë natës, kur mushkonjat mund të jenë aktive.

Po ashtu, rekomandohet përdorimi i rrjetave kundër mushkonjave, sidomos gjatë gjumit, përdorimi i rrjetave në dyer e dritare dhe qëndrimi në ambiente të ajrosura ose të mbrojtura nga mushkonjat.

Për mbrojtje shtesë, qytetarët këshillohen të përdorin kremra kundër mushkonjave në pjesët e ekspozuara të trupit dhe të shmangin sa të jetë e mundur ekspozimin ndaj pickimeve.

IKSHPK thekson se personat që kanë temperaturë ose simptoma të tjera të ngjashme me gripin pas kthimit nga një zonë ku malaria është e pranishme, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore dhe të tregojnë për udhëtimin e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër